Zbulesa 1:1-6 Së Bashku (ALNT)

1. Kjo është zbulesa e Jezu Krishtit, që Perëndia ia dha për t’u treguar shërbëtorëve të tij ato që duhet të ndodhin së shpejti. Jezui ia bëri të njohura shërbëtorit të tij Gjon duke i dërguar engjëllin e tij.

2. Gjoni dëshmoi gjithçka që pa: fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit.

3. Lum ai që i lexon dhe lum ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie e i zbatojnë ato që janë shkruar në të, sepse koha e përmbushjes së tyre po afron.

4. Gjoni u shkruan shtatë kishave që ndodhen në Azi:qoftë me ju hiridhe paqja nga Perëndia,që është,që ishtedhe që po vjen;nga shtatë shpirtratqë janë para fronit të tij

5. dhe nga Jezu Krishti,dëshmitari,besniku,i pari i ngjallur prej të vdekurvedhe prijësi i mbretërve të tokës.Ai na deshi,na çliroi nga mëkatet toname gjakun e tij

6. dhe na bëri mbretëri priftërinjshtë Perëndisë dhe Atit.Atij i qoftë lavdia dhe pushtetinë shekuj të shekujve!Amen!

Zbulesa 1