Veprat 9:2-13 Së Bashku (ALNT)

2. dhe i kërkoi që ky t’i shkruante letra për sinagogat e Damaskut, me qëllim që po të gjente ndokënd që i përkiste Udhës së Zotit Jezu, burra a gra, t’i sillte të lidhur në Jerusalem.

3. Ndërsa po udhëtonte e po i afrohej Damaskut, befas shndriti përreth tij një dritë prej qiellit.

4. Ai u rrëzua dhe dëgjoi një zë që i tha: «Saul, Saul, përse më përndjek?».

5. Sauli pyeti: «Kush je ti, o Zot?».Ai u përgjigj: «Unë jam Jezui, që ti po përndjek.

6. Ngrihu e hyr në qytet dhe atje do të të thuhet çfarë duhet të bësh».

7. Burrat që po udhëtonin me të, mbetën pa fjalë, sepse e dëgjuan zërin, por nuk panë askënd.

8. Sauli u ngrit nga toka, por edhe pse i kishte sytë të hapur, nuk shihte. Atëherë e morën për dore dhe e çuan në Damask.

9. Ai nuk shihte dhe as nuk hëngri e as nuk piu për tri ditë.

10. Në Damask gjendej një dishepull me emrin Hanani. Zoti i tha atij në një vegim: «Hanani!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam, o Zot».

11. Zoti i tha: «Ngrihu e shko te rruga që quhet ‘e Drejtë’ dhe kërko te shtëpia e Judës një njeri me emrin Saul, nga Tarsi. Ja, ai po lutet

12. dhe ka parë në vegim një njeri me emrin Hanani duke hyrë në shtëpi e duke i vënë duart mbi të, që t’i kthehet shikimi».

13. Por Hanania u përgjigj: «Zot, kam dëgjuar prej shumë vetave sesa të këqija u ka bërë besimtarëve të tu në Jerusalem ky njeri.

Veprat 9