23. Pastaj e urdhëroi centurionin që ta ruante Palin, por t’i lejonte edhe një farë lirie e të mos pengonte asnjë nga miqtë e tij që të kujdesej për nevojat që kishte.
24. Pas disa ditësh, kur erdhi Feliksi me gruan e vet Drusilën, që ishte judease, thirri Palin dhe dëgjoi prej tij për besimin në Krishtin Jezu.
25. Kur Pali foli për drejtësinë, vetëpërmbajtjen dhe gjykimin e ardhshëm, Feliksi u tremb e i tha: «Tani për tani mund të shkosh. Do të të thërras kur të kem kohë».
26. Ndërkohë shpresonte se Pali do t’i jepte para, prandaj e thërriste shpesh e fliste me të.