25. Pastaj shkroi këtë letër:
26. «Klaud Lisia për madhërinë e tij qeveritarin Feliks, përshëndetje!
27. Ky njeri është kapur nga judenjtë që donin ta vrisnin, por pasi mësova se është qytetar romak, e shpëtova nga duart e tyre me anë të ushtarëve.
28. Unë doja të dija shkakun për të cilin e kishin paditur dhe prandaj e çova para sinedrit të tyre.
29. Aty mora vesh se e kishin paditur për disa çështje lidhur me ligjin e tyre, por nuk kishte bërë asgjë që të meritonte vdekjen ose prangat.
30. Kur më njoftuan se judenjtë i kishin ngritur një kurth, e dërgova menjëherë te ti dhe i urdhërova paditësit e tij që të flasin me ty për të».
31. Atëherë ushtarët e morën Palin dhe, sipas urdhrit, e çuan gjatë natës në Antipatridë.
32. Të nesërmen i lanë kalorësit që të shkonin me të, ndërsa ata vetë u kthyen në fortesë.