Mateu 6:2-6 Së Bashku (ALNT)

2. Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre.

3. Po kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta,

4. në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë.»

5. «Kur të luteni, mos u bëni si hipokritët, të cilëve u pëlqen të luten në këmbë nëpër sinagoga dhe udhëkryqe, për t’u dukur para njerëzve. Me të vërtetë po ju them se ata e kanë marrë shpërblimin e tyre.

6. Po kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë.

Mateu 6