Mateu 16:22-27 Së Bashku (ALNT)

22. Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë e i tha: «Larg qoftë o Zot! Kjo mos të ndodhtë kurrë».

23. Por Jezui u kthye nga ai e i tha: «Largohu prej meje, Satan! Ti po më pengon, sepse nuk mendon sipas Perëndisë, por sipas njerëzve».

24. Pastaj Jezui u tha dishepujve:«Kush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

25. Sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë atë dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë.

26. Ç’dobi do të kishte njeriu po të fitonte mbarë botën, por të humbte jetën e vet? Apo çfarë do të jepte njeriu në këmbim të jetës së vet?

27. Biri i njeriut do të vijë me engjëjt e tij në lavdinë e Atit të vet dhe atëherë do të shpërblejë çdo njeri sipas veprave që ka bërë.

Mateu 16