1. Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se disa nga ata që janë këtu nuk do ta provojnë vdekjen pa e parë mbretërinë e Perëndisë, duke ardhur me fuqi».
2. Pas gjashtë ditësh Jezui mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin e i çoi në një mal të lartë, në një vend të veçuar. Atëherë ai u shndërrua para tyre
3. e rrobat iu bënë vezulluese dhe aq të bardha, sa askush mbi tokë nuk mund t’i zbardhte aq shumë.