18. Pastaj filluan t’i thoshin: «Të përshëndesim, o mbreti i judenjve!».
19. E godisnin në kokë me kallam, e pështynin dhe duke rënë në gjunjë, përkuleshin para tij.
20. Pasi e tallën, ia hoqën mantelin e purpurt dhe e veshën me rrobat e veta. Pastaj e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
21. Atëherë detyruan një kalimtar që po kthehej nga ara, një farë Simoni nga Kirena, i ati i Aleksandrit dhe i Rufit, të mbartte kryqin e Jezuit.
22. Kështu e çuan Jezuin në vendin e Golgotës, që do të thotë ‘Vendi i Kafkës’
23. dhe i dhanë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.
24. Pastaj e kryqëzuandhe hodhën shortpër të ndarë rrobat e tij,që të shihninçfarë do t’i binte secilit.
25. Ishte ora nëntë e mëngjesit kur e kryqëzuan.
26. Mbishkrimi me shkakun e dënimit thoshte: «Mbreti i judenjve».
28 . Kështu u përmbush ajo pjesë e Shkrimit të shenjtë që thotë: Ai u numërua me keqbërësit..
29. Kalimtarët e fyenin, tundnin kokën e thoshin: «Ti që do ta shkatërroje tempullin dhe do ta ndërtoje për tri ditë,
30. shpëto veten dhe zbrit nga kryqi!».
31. Edhe kryepriftërinjtë me skribët e tallnin dhe thoshin: «Të tjerët i shpëtoi, ndërsa veten nuk e shpëtuaka dot.