Marku 15:13-20 Së Bashku (ALNT)

13. Ata thirrën përsëri: «Kryqëzoje!».

14. Por Pilati u tha: «Përse, ç’të keqe ka bërë?». Atëherë ata thirrën edhe më fort: «Kryqëzoje!».

15. Kështu Pilati, për të kënaqur turmën, liroi Barabën dhe, pasi e fshikulluan Jezuin, e dorëzoi që ta kryqëzonin.

16. Atëherë ushtarët e morën Jezuin dhe e futën në oborrin e pallatit, domethënë në pretorium dhe mblodhën gjithë kohortën.

17. E veshën me një mantel të purpurt dhe, pasi thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë.

18. Pastaj filluan t’i thoshin: «Të përshëndesim, o mbreti i judenjve!».

19. E godisnin në kokë me kallam, e pështynin dhe duke rënë në gjunjë, përkuleshin para tij.

20. Pasi e tallën, ia hoqën mantelin e purpurt dhe e veshën me rrobat e veta. Pastaj e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.

Marku 15