47. Atëherë gruaja, kur pa se nuk mund të fshihej, erdhi duke u dridhur, i ra ndër këmbë dhe tregoi para gjithë popullit përse e kishte prekur Jezuin e si ishte shëruar menjëherë.
48. Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».
49. Ndërsa po fliste, erdhi dikush nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: «Jot bijë vdiq. Mos e shqetëso më mësuesin».
50. Kur e dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Mos ki frikë, vetëm beso e ajo do të shpëtojë».
51. Kur arriti te shtëpia, nuk lejoi askënd të hynte me të, përveç Pjetrit, Gjonit, Jakobit dhe nënës e babait të vajzës.