17. Kur e panë, shpallën çfarë u qe thënë për foshnjën.
18. Dhe të gjithë ata që dëgjuan mbetën të habitur nga tregimi i barinjve.
19. Maria i ruante dhe i shqyrtonte të gjitha këto në zemrën e saj.
20. Atëherë barinjtë u kthyen duke përlëvduar Perëndinë e duke i thurur lavde për gjithçka panë e dëgjuan, ashtu siç u qe thënë.
21. Pas tetë ditësh, kur e rrethprenë, i vunë emrin Jezu, emrin që i kishte vënë engjëlli para se të ngjizej.
22. Kur erdhi koha e pastrimit të tyre në tempull, sipas ligjit të Moisiut, Jozefi dhe Maria e çuan Jezuin në Jerusalem për t’ia paraqitur Zotit,
23. siç është shkruar në ligjin e Zotit: Çdo djalë i parë do t’i kushtohet Zotit,
24. dhe për të kushtuar flinë siç thuhet në ligjin e Zotit: Një çift turtujsh ose dy pëllumba të vegjël.