Luka 19:5-12 Së Bashku (ALNT)

5. Kur Jezui arriti aty, ngriti sytë e i tha: «Zake, zbrit shpejt, se sot duhet të ndalem në shtëpinë tënde».

6. Zakeu zbriti me nxitim dhe u gëzua që do të priste Jezuin në shtëpi.

7. Të gjithë ata që e panë këtë, filluan të murmurisnin: «Ky shkoi mik te një mëkatar».

8. Zakeu, që rrinte në këmbë, i tha Zotit: «Ja, Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime e nëse i kam marrë ndokujt para me mashtrim, do t’ia kthej katërfish».

9. Atëherë Jezui i tha: «Sot erdhi shpëtimi në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.

10. Biri i njeriut ka ardhur për të kërkuar e për të shpëtuar atë që kishte humbur».

11. Ndërsa po e dëgjonin, Jezui u tregoi edhe këtë shëmbëlltyrë, meqë ishte afër Jerusalemit dhe ata besonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej nga çasti në çast.

12. Ai u tha:«Një fisnik shkoi në një vend të largët të kurorëzohej mbret e pastaj do të kthehej.

Luka 19