Luka 1:55-62 Së Bashku (ALNT)

55. siç u kishte thënë etërve tanë,Abrahamitdhe pasardhësve të tij përgjithmonë».

56. Maria ndenji rreth tre muaj me Elizabetën, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

57. Elizabetës i erdhi koha për të lindur dhe lindi djalë.

58. Fqinjët dhe farefisi i saj dëgjuan se Zoti tregoi mëshirë të madhe për Elizabetën dhe gëzoheshin bashkë me të.

59. Ditën e tetë erdhën për të rrethprerë fëmijën dhe donin t’i vinin emrin Zakaria, sipas emrit të të atit.

60. Atëherë e ëma e tij tha: «Jo, ai do të quhet Gjon».

61. Ata i thanë: «Askush nga të afërmit tuaj nuk quhet me këtë emër».

62. Atëherë e pyetën të atin me shenja se ç’emër donte t’i vinte.

Luka 1