Luka 1:54-59 Së Bashku (ALNT)

54. E ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet,duke sjellë ndër mend mëshirën,

55. siç u kishte thënë etërve tanë,Abrahamitdhe pasardhësve të tij përgjithmonë».

56. Maria ndenji rreth tre muaj me Elizabetën, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

57. Elizabetës i erdhi koha për të lindur dhe lindi djalë.

58. Fqinjët dhe farefisi i saj dëgjuan se Zoti tregoi mëshirë të madhe për Elizabetën dhe gëzoheshin bashkë me të.

59. Ditën e tetë erdhën për të rrethprerë fëmijën dhe donin t’i vinin emrin Zakaria, sipas emrit të të atit.

Luka 1