41. Sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në bark.Elizabeta u mbush me Shpirtin e Shenjtë,
42. thirri me zë të lartë e tha: «E bekuar je ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd!
43. Nga më vjen kjo dhuratë, që nëna e Zotit të vijë tek unë?
44. Ja, sapo zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja kërceu nga gëzimi në barkun tim.
45. Lum ajo që ka besuar, se do të përmbushet çfarë i qe thënë prej Zotit!».
46. Maria tha:«Gjithë qenia ime e madhëron Zotin
47. dhe shpirti im ngazëllehetpër Perëndinë, Shpëtimtarin tim,