20. Pjetri u kthye dhe pa se po i ndiqte edhe dishepulli që Jezui e donte, ai që ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezuit gjatë darkës dhe i kishte thënë: «Zot, kush është ai që po të tradhton?».
21. Pjetri kur e pa, i tha Jezuit: «Zot, po me të ç’do të bëhet?».
22. Jezui i tha: «Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ty ç’të duhet? Ti më ndiq!».
23. Atëherë midis vëllezërve u përhap fjala se ai dishepull nuk do të vdiste, por Jezui nuk kishte thënë se ai nuk do të vdiste, por «Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ty ç’të duhet?».
24. Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që i shkroi ato. Ne e dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.