Gjoni 21:2-5 Së Bashku (ALNT)

2. Simon Pjetri, Thomai, që e quanin Binjak, Natanaeli nga Kana e Galilesë, bijtë e Zebedeut dhe dy dishepuj të tjerë ishin bashkë.

3. Simon Pjetri u tha: «Po shkoj të peshkoj».Ata i thanë: «Po vijmë edhe ne me ty». Shkuan dhe hipën në varkë, por atë natë nuk zunë asgjë.

4. Kur kishte zbardhur tashmë, Jezui po qëndronte në breg, por dishepujt nuk e njohën që ishte ai.

5. Atëherë Jezui u tha: «Djem, mos keni ndonjë gjë për të ngrënë?».Ata iu përgjigjën: «Jo».

Gjoni 21