Gjoni 2:11-19 Së Bashku (ALNT)

11. Kjo qe mrekullia e parë që bëri Jezui në Kanë të Galilesë. Ai shfaqi kështu lavdinë e tij dhe dishepujt besuan tek ai.

12. Pastaj ai shkoi në Kafarnaum bashkë me të ëmën, vëllezërit dhe dishepujt e tij dhe qëndruan atje për pak ditë.

13. Meqenëse po afrohej Pashka e judenjve, Jezui shkoi në Jerusalem.

14. Në tempull ai gjeti tregtarët e qeve, të deleve dhe pëllumbave, si dhe këmbyesit e parave që rrinin ulur.

15. Pasi bëri një fshikull me litarë, i dëboi të gjithë prej tempullit bashkë me delet dhe qetë, derdhi të hollat e këmbyesve të parave dhe pastaj përmbysi tryezat e tyre.

16. Ndërsa tregtarëve të pëllumbave u tha: «Hiqini këto gjëra që këtej dhe mos e bëni vend tregtie shtëpinë e Atit tim!».

17. Dishepujve të tij iu kujtua ajo pjesë e Shkrimit të shenjtë që thotë: Zelli për shtëpinë tënde do të më djegë.

18. Atëherë ndërhynë disa judenj dhe e pyetën: «Me çfarë mrekullie na bind se mund t’i bësh këto gjëra?».

19. Jezui iu përgjigj: «Shkatërrojeni këtë tempull dhe për tri ditë unë do ta ringre».

Gjoni 2