Gjoni 17:9-19 Së Bashku (ALNT)

9. Unë po lutem për ata. Nuk po lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.

10. Gjithçka e imja është e jotja dhe gjithçka e jotja është e imja dhe në ta jam përlëvduar.

11. Unë nuk jam më në botë. Ata janë në botë, ndërsa unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, ruaji në emrin tënd, në emrin që më dhe mua, që të jenë një, sikurse ne.

12. Kur isha me ta, i ruaja në emrin tënd, në emrin që ti më dhe. I mbrojta dhe asnjë prej tyre nuk humbi, përveç birit të humbjes që të përmbushet Shkrimi i shenjtë.

13. Tani po vij te ti dhe këto gjëra i them në botë, që ta kenë të plotë gëzimin tim në veten e tyre.

14. Unë u dhashë atyre fjalën tënde dhe bota i urreu, sepse ata nuk janë nga bota sikurse dhe unë nuk jam nga bota.

15. Nuk të kërkoj t’i heqësh nga bota, por t’i ruash nga i ligu.

16. Ata nuk janë nga bota, sikurse dhe unë nuk jam nga bota.

17. Shenjtëroji me të vërtetën; fjala jote është e vërteta.

18. Sikurse ti më dërgove mua në botë, ashtu edhe unë i dërgova ata në botë.

19. Unë e shenjtëroj veten time për ta, që edhe ata të jenë të shenjtëruar me të vërtetën.

Gjoni 17