Gjoni 17:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Si tha këto, Jezui ngriti sytë drejt qiellit e tha: «O Atë, erdhi ora. Përlëvdoje Birin tënd që edhe Biri të të përlëvdojë ty.

2. Ti i ke dhënë pushtet mbi çdo njeri, në mënyrë që edhe ai t’u japë jetën e amshuar të gjithë atyre që ti ua ke dhënë.

3. Kjo është jeta e amshuar: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove.

4. Unë të kam përlëvduar mbi tokë duke kryer veprën që më dhe për të bërë.

Gjoni 17