Gjoni 14:26-29 Së Bashku (ALNT)

26. Ngushëlluesi, Shpirti i Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t’ju mësojë gjithçka dhe do t’ju kujtojë gjithçka që ju thashë.

27. Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!

28. Më dëgjuat kur ju thashë: “Po shkoj dhe do të vij përsëri te ju.” Po të më donit do të gëzoheshit që po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh se unë.

29. Jua thashë që tani përpara se të ndodhë, që të besoni kur të ndodhë.

Gjoni 14