23. Gjoni tha: «Unë jam zëri që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën për Zotin!». Kështu kishte thënë edhe profeti Isaia.
24. Të dërguarit ishin nga farisenjtë.
25. Ata e pyetën: «Nëse ti nuk je Krishti, as Elia dhe as profeti, atëherë, përse pagëzon?».
26. Gjoni u përgjigj: «Unë pagëzoj me ujë, por mes jush qëndron ai që ju nuk e njihni.
27. Ai vjen pas meje, por unë nuk jam i denjë as t’i zgjidh lidhëset e sandaleve».
28. Të gjitha këto ndodhën në Betani, në anën tjetër të lumit Jordan, ku Gjoni po pagëzonte.