3. Kaq të marrë qenkeni? Pasi filluat të jetoni në Shpirtin e Shenjtë, tani doni të përfundoni në një jetë sipas njerëzve?
4. Më kot i përjetuat gjithë këto gjëra? A thua vërtet më kot?
5. Ai, pra, që ju jep Shpirtin e Shenjtë dhe vepron me fuqi ndër ju, falë veprave që kërkon ligji i Moisiut i bën këto, apo falë dëgjesës së besimit?
6. Kështu Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi.
7. Dijeni, pra, se ata që besojnë janë bijtë e Abrahamit.
8. Prandaj Shkrimi i shenjtë, duke paraparë se Perëndia do t’i bënte të drejtë kombet pagane përmes besimit, i dha Abrahamit që përpara lajmin e mirë: Gjithë kombet do të bekohen në ty.