8. Prandaj, edhe pse për shkak të Krishtit kam liri të plotë të të urdhëroj ç’duhet të bësh,
9. parapëlqej të të kërkoj diçka në emër të dashurisë. Unë Pali, i plakur, por tani edhe i burgosur për Krishtin Jezu,
10. të lutem për Onesimin, birin tim në Jezu Krishtin, që e ktheva në besimin tonë kur isha në pranga.
11. Onesimi, që dikur ishte i padobishëm për ty, tani është i dobishëm edhe për ty, edhe për mua.
12. Dhe ja ku po ta kthej atë që është vetë zemra ime.