3 Gjonit 1:11-15 Së Bashku (ALNT)

11. Fort i dashur, mos ndiq të keqen, por të mirën. Kush bën të mirën, është nga Perëndia. Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.

12. Për Dhimitrin dëshmojnë mirë të gjithë, madje edhe vetë e vërteta. Dëshmojmë edhe ne për të dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.

13. Kam shumë gjëra për të të shkruar, por nuk dua t’i shkruaj me bojë e penë.

14. Shpresoj të të shoh së shpejti dhe të flasim gojarisht.

15. Paqja qoftë me ty!Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një nga një.

3 Gjonit 1