2 Timoteut 2:16-23 Së Bashku (ALNT)

16. Shmangu nga fjalët e zbrazëta që janë kundër besimit, sepse ato do të shtojnë mosbesimin e njerëzve

17. dhe fjalët e tyre do të përhapen si gangrenë. Ndër ta janë Himeneu e Fileti,

18. që dolën nga udha e së vërtetës, duke thënë se ngjallja tashmë ka ndodhur dhe kështu po përmbysin besimin e disave.

19. Megjithatë, themelet e forta që vuri Perëndia qëndrojnë të patundura dhe mbajnë këtë mbishkrim: Zoti i njeh të vetët dhe «Le të largohet nga paudhësia kushdo që thërret emrin e Zotit».

20. Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari e argjendi, por edhe prej druri e balte; disa për nderim dhe të tjerat për përçmim.

21. Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.

22. Braktisi epshet rinore dhe rend pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes, bashkë me ata që i thërrasin Zotit me zemër të pastër.

23. Shmang edhe debatet e marra e pa kuptim, duke e ditur se sjellin grindje.

2 Timoteut 2