14. Ai ju thirri përmes ungjillit tonë, që të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.
15. Kështu pra, o vëllezër, qëndroni të fortë dhe ruani traditat që ju mësuam, qoftë përmes predikimit, qoftë përmes letrës sonë.
16. Vetë Zoti ynë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, i cili na deshi dhe na dha ngushëllim të amshuar dhe shpresën e mirë me anë të hirit,
17. i ngushëlloftë zemrat tuaja dhe i forcoftë për çdo vepër e për çdo fjalë të mirë!