2 Korintasve 2:15-17 Së Bashku (ALNT)

15. Ne jemi aroma e këndshme e Krishtit, që i kushtohet Perëndisë dhe përhapet ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që shkojnë në humbje.

16. Për këta të fundit është aromë vdekjeje dhe çon në vdekje, ndërsa për të tjerët është aromë jete dhe çon në jetë.Kush është i aftë ta përmbushë këtë detyrë?

17. Ne nuk jemi si shumë të tjerë që bëjnë tregti me fjalën e Perëndisë, por flasim me sinqeritet para Perëndisë, si të dërguar prej tij përmes Krishtit.

2 Korintasve 2