8. Tani qenkeni ngopur! Tani qenkeni të pasur! Tani qenkeni bërë mbretër pa ne! Ah sikur të ishit bërë mbretër, që të mbretëronim edhe ne me ju.
9. Unë mendoj se Perëndia na ka vënë ne apostujt në vendin e fundit, na ka bërë si të dënuar me vdekje, sepse jemi bërë gazi i botës, i engjëjve dhe i njerëzve.
10. Kështu, për shkak të Krishtit ne jemi të marrë, ndërsa ju të mençur; ne jemi të dobët, ndërsa ju të fortë; ne jemi të poshtëruar, ndërsa ju të nderuar.
11. Sot e kësaj dite ne kemi uri, kemi etje, jemi të zhveshur, na rrahin me shuplaka, endemi pa shtëpi
12. dhe lodhemi duke punuar me duart tona. Kur na fyejnë, bekojmë; kur na përndjekin, durojmë;
13. kur na shajnë, përgjigjemi me mirësi. Jemi bërë si plehrat e botës dhe ende jemi si fundërrinat e njerëzve.