1 Korintasve 14:1-7 Së Bashku (ALNT)

1. Kërkoni që të fitoni dashurinë dhe dëshironi me zell dhuntitë shpirtërore, sidomos atë të profecisë.

2. Ai që flet gjuhë të panjohur, nuk flet me njerëzit, por me Perëndinë, sepse askush nuk e kupton. Me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë ai thotë gjëra të fshehta,

3. ndërsa ai që profetizon, u flet njerëzve me fjalë që rrisin shpirtërisht, nxisin dhe ngushëllojnë.

4. Ai që flet gjuhë të panjohur, ndihmon veten për t’u rritur në besim; ndërsa ai që profetizon, ndihmon kishën për t’u rritur në besim.

5. Do të doja që të gjithë ju të flisnit gjuhë të panjohura, por më shumë do të doja të profetizonit. Ai që profetizon është më i madh se ai që flet gjuhë të panjohura, vetëm nëse ky e shpjegon gjuhën që flet, që kjo të shërbejë për rritjen shpirtërore të kishës.

6. Nëse vij te ju, o vëllezër, duke folur në gjuhë të panjohura, çfarë dobie do të keni nëse nuk ju flas për ndonjë zbulesë, njohuri, profeci apo mësim?

7. Nëse veglat muzikore që nuk kanë shpirt, qoftë fyelli, qoftë qestja, nuk japin tinguj të qartë, si do të dallohet melodia e fyellit nga e qestes?

1 Korintasve 14