4. Këto gjëra po i shkruajmë që gëzimi ynë të jetë i plotë.
5. Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire.
6. Po të themi se kemi bashkësi me Perëndinë, por jetojmë në errësirë, gënjejmë dhe nuk veprojmë sipas së vërtetës.
7. Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.