8. Dhe engjëlli i katërt e derdhi kupën e tij mbi diellin; dhe iu dha atij të djegë njerëzit me zjarr.
9. Dhe njerëzit u dogjën nga një nxehtësi e madhe dhe ata blasfemuan emrin e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t'i japin lavdi atij.
10. Dhe engjëlli i pestë e derdhi kupën e tij mbi fronin e bishës; dhe mbretëria e tij u mbulua me terr; dhe njerëzit kafshonin gjuhët e tyre nga dhembja,
11. dhe blasfemuan Perëndinë e qiellit për shkak të dhembjeve të tyre dhe ulcerave të tyre, por nuk u penduan për veprat e tyre.
12. Pastaj engjëlli i gjashtë e derdhi kupën e tij në lumin e madh Eufrat dhe uji i tij u tha për të bërë gati udhën e mbretërve që vijnë nga lindja e diellit.
13. Dhe pashë të dilnin nga goja e dragoit, nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë, tri frymë të ndyra, që u ngjanin bretkosave.