Zbulesa 16:18-21 Bibla Shqip (ALBB)

18. Atëherë shkrepën zëra bubullima dhe vetëtima, dhe u bë një tërmet i madh, që i tillë nuk ishte bërë qëkurse u bënë njerëzit mbi tokë, një tërmet kaq fort i madh.

19. Dhe qyteti i madh u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve ranë, Babilona e madhe u kujtua përpara Perëndisë, që t'i japë kupën e verës së zemërimit të tij të tërbuar.

20. Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.

21. Dhe një breshër i madh, me peshë prej një talenti, ra nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzit blasfemuan Perëndinë për plagën e breshrit; sepse plaga e tij ishte me të vërtetë e madhe.

Zbulesa 16