18. Këta qenë bijtë e Zilpahut që Labano i kishte dhënë bijës së tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjashtëmbëdhjetë veta.
19. Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.
20. Dhe Jozefi në vendin e Egjiptit, i lindën Manasi dhe Efraimi. Nëna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.
21. Bijtë e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.
22. Këta qenë bijtë e Rakelës që i lindën Jakobit: gjithsej katërmbëdhjetë veta.