Zanafilla 42:28-32 Bibla Shqip (ALBB)

28. kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m'u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thoshin njëri-tjetrit: "Ç'është vallë kjo që na bëri Perëndia?".

29. Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:

30. "Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.

31. Dhe ne i thamë: "Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë;

32. jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit".

Zanafilla 42