Zanafilla 38:19-25 Bibla Shqip (ALBB)

19. Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi përsëri rrobat e saj të vejërisë.

20. Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, adulamitit, për të rimarrë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.

21. Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: "Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?". Ata u përgjigjën: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu".

22. Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu"".

23. Atëherë Juda tha: "Le ta mbajë, pra, pengun që i dhashë, sepse nuk duam të mbulohemi me turp. Ja, unë i dërgova këtë kec dhe ti nuk e gjete".

24. Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: "Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë". Atëherë Juda u tha: "Nxirreni jashtë dhe digjeni!".

25. Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit: "Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë". Pastaj tha: "Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende: vula, kordoni dhe bastuni".

Zanafilla 38