Zanafilla 25:27-34 Bibla Shqip (ALBB)

27. Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.

28. Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.

29. Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.

30. Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arsye e quajtën Edom.

31. Por Jakobi iu përgjigj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".

32. Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?".

33. Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.

34. Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.

Zanafilla 25