Zanafilla 24:30-39 Bibla Shqip (ALBB)

30. Sa pa unazën në hundë dhe byzylykët në kyçet e dorës të së motrës dhe dëgjoi fjalët që Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kështu më foli ai njeri", iu afrua këtij njeriu, dhe ja që u gjet pranë deveve, afër burimit.

31. Dhe tha: "Hyr, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtë? Unë kam përgatitur shtëpinë dhe një vend për devetë".

32. Njeriu hyri në shtëpi, dhe Labano shkarkoi devetë, u dha kashtë dhe forazh deveve dhe solli ujë që të lante këmbët ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të.

33. Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: "Nuk do të ha derisa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë". Tjetri tha: "Fol".

34. Atëherë ai tha: "Unë jam një shërbëtor i Abrahamit.

35. Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim, që është bërë i madh; i ka dhënë dele dhe qe, argjend dhe flori, shërbyes dhe shërbyese, deve dhe gomarë.

36. Por Sara, gruaja e zotërisë tim, i ka lindur në pleqërinë e saj një djalë zotërisë tim, i cili i ka dhënë atij gjithçka zotëron.

37. Dhe zotëria im më vuri të betohem duke thënë: "Nuk do të marrësh grua për djalin tim nga bijtë e kanaanenjve, në vendin ku banoj;

38. por do të shkosh në shtëpinë e babait tim dhe tek afria ime dhe aty do të marrësh një grua për birin tim".

39. Atëherë unë i thashë zotërisë tim: "Ndofta gruaja nuk do të dojë të më ndjekë".

Zanafilla 24