Zanafilla 10:8-12 Bibla Shqip (ALBB)

8. Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

9. Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".

10. Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.

11. Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivenë, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;

12. midis Ninivesë dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).

Zanafilla 10