21. Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
22. Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
23. Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
24. Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
25. Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
26. Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
27. Hadorami, Uzali, Diklahu,
28. Obali, Abimaeli, Sheba,