Zanafilla 10:19-24 Bibla Shqip (ALBB)

19. Dhe kufijtë e kanaanenjve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.

20. Këta janë bijtë e Kamit, sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.

21. Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.

22. Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.

23. Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.

24. Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.

Zanafilla 10