Zakaria 11:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë cedrat e tu.

2. Vajto, selvi, sepse cedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.

3. Dëgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkëlqimi i tyre u shkretua; dëgjohet vrumbullima e luanëve të vegjël, sepse madhështia e Jordanit u shkretua.

4. Kështu thotë Zoti, Perëndia im: "Kulloti delet që janë caktuar për thertore,

Zakaria 11