Veprat e Apostujve 28:11-15 Bibla Shqip (ALBB)

11. Pas tre muajsh u nisëm me një anije të Aleksandrisë, që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte si shenjë Dioskurët.

12. Dhe, si arritëm në Sirakuzë, qëndruam atje tri ditë.

13. Dhe, prej andej, duke lundruar afër bregut, arritëm në Rexho. Të nesërmen fryu juga dhe për dy ditë arritëm në Pocuoli.

14. Kur gjetëm atje vëllezër, na lutën të rrimë tek ata shtatë ditë. Dhe kështu mbërritëm në Romë.

15. Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apiani dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.

Veprat e Apostujve 28