Veprat e Apostujve 27:12-17 Bibla Shqip (ALBB)

12. Dhe duke qenë se ai liman nuk ishte i përshtatshëm për të dimëruar, shumica qe e mendimit të lundronim prej andej për t'u përpjekur të arrinim në njëfarë mënyre në Fenike, një liman i Kretës, që sheh nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, dhe aty të kalonim dimrin.

13. Dhe kur filloi të fryjë lehtë juga, duke menduar se mund të realizohej qëllimi i tyre, i ngritën spirancat dhe filluan të lundrojnë afër brigjeve të Kretës.

14. Por, pak më vonë, shpërtheu mbi ishull një erë e vrullshme, që e quajnë Euroklidon.

15. Duke qenë se anija po ikte pa qenë në gjendje t'i qëndronte erës, e lamë në mëshirë të fatit dhe kështu filluam të shkojmë sa andej-këtej.

16. Si kaluam me të shpejtë pranë një ishulli të vogël, që quhet Klauda, arritëm me vështirësi ta vëmë nën kontroll sandallin.

17. Dhe, mbasi e ngritën në bordin, detarët përdorën të gjitha mënyrat për ta ngjeshur nga poshtë anijen dhe, nga frika se mos ngecnin në cekëtinat ranore të Sirtës, i ulën velat dhe kështu shkonin andej-këtej.

Veprat e Apostujve 27