Veprat e Apostujve 20:17-20 Bibla Shqip (ALBB)

17. Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.

18. Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: ''Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,

19. duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m'u bënë nga tinëzitë e judenjve;

20. dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,

Veprat e Apostujve 20