16. Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.
17. Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me judenjtë dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.
18. Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshin: ''Vallë ç'do të thotë ky llafazan''. Dhe të tjerë thoshin: ''Ai duket se është një kasnec i perëndive të huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.
19. Dhe e zunë dhe e çuan në Areopag, duke thënë: ''A mund ta marrim vesh ç'është kjo doktrinë e re për të cilën ti flet?
20. Sepse ti sjell disa gjëra të huaja në veshët tanë, prandaj duam të dimë ç'kuptim kanë ato.