Titi 1:6-10 Bibla Shqip (ALBB)

6. secili prej tyre të jetë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë, që të mos përfliten për jetë të shthurur dhe mosnënshtrim.

7. Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm,

8. por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,

9. që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjendje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë.

10. Sepse ka, veçanërisht ndërmjet atyre që janë nga rrethprerja, shumë të pabindur, llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja;

Titi 1