Romakëve 9:23-29 Bibla Shqip (ALBB)

23. Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,

24. mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?

25. Ashtu si thotë ai te Osea: ''Unë do ta quaj popullin tim atë që s'ka qenë populli im dhe të dashur të mosdashurën.

26. Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im", atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë''.

27. Por Isaia thërret për Izraelin: ''Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet''.

28. Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.

29. Dhe ashtu si profetizoi Isaia: ''Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t'i kishim ngjarë Gomorës''.

Romakëve 9