10. dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.
11. Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhrit, më mashtroi dhe me anë të tij më vrau.
12. Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.
13. Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.