Psalmet 97:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.

6. Qiejt shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.

7. U ngatërrofshin të gjithë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

8. Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.

9. Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.

10. Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.

Psalmet 97